Flash News

Ditari i Opozitës

Ristani: Basha është kthyer në 'dyqan' për PD-në, ka mbi supe tre çështje

Ristani: Basha është kthyer në 'dyqan' për

Ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, e kacilësuar kreun e opozitës Lulzim Bashën si një qenië që përfiton financiarisht nga Partia Demokratike.

I ftuar në studion e 'Task Forcë' në Syri Tv, Ristani u shpreh se Basha nuk akuzohet pa shkak për pastrim parash, duke theksuar se mbi të rëndojnë tre çështje.

“Basha e ka kthyer në dyqan qënien e tij në PD, duke përfituar financiarisht. Nuk është rastësi që akuzohet për pastrim parash në lobimet që ka bërë në Amerikë. Kudo që bëhet fjalë për para, flitet për Bashën, si për paratë për Toyota Yaris, Rruga e Kombit etj. Basha është orientuar drejt parasë. Nuk janë rastësi akuzat për vilat që kemi parë. Basha ka mbi supe tre çështje”, deklaroi Ristani.

 

Të fundit