Flash News

Ditari i Opozitës

Ristani: Grida Duma i kërkoi Ramës që PD të ishte pjesë e koncesionit në Portin e Durrësit

Ristani: Grida Duma i kërkoi Ramës që PD të ishte pjesë

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani denoncon nënkryetares së PD, Grida Duma e cila sipas tij i kërkoi kryeministrit Edi Rama që PD të ishte pjesë e koncesionit në Portin e Durrësit, projekt me vlerë 30 milionë euro.

“Është shuar gara brenda PD. Dhe prandaj vjen momenti përballë këtyre gjërave. Grida Duma ka bërë edhe një gafë tjetër, përpara kësaj të Kosovës, me historinë e bashkëpunimit me Ramën, që kërkoi bashkëpunim përmes koncesionit në Portin e Durrësit. Del dhe thotë nënkryetarja e PD që Kosova është autonome, është e tmerrshme që t'i pret të vish në pushtet dhe s'di akoma që Kosova ka vite që është e pavarur.

E pyetur nga gazetarja se çfarë ke për të thënë për propozimin e Ramës për bashkëpunim dhe kjo iu përgjigj: Rama nuk është serioz në kërkesën për bashkëpunim, sepse po të ishte serioz projekte të tilla madhore siç është porti i Durrësit do t'i bënte me ne. Ja ku e ka katandisur PD-në lidershipi i Bashës", u shpreh Ristani në Syri tv.

 

 

Të fundit