Flash News

Ditari i Opozitës

Ristani: Kriza në PD drejt fundit, Alibeaj është vënë në shërbim të Ramës

Ristani: Kriza në PD drejt fundit, Alibeaj është vënë

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani ka komentuar situatën politike në PD.

I ftuar në “radari Informativ” në Abc, ai tha se aktualisht PD po shkon drejt zgjidhjes përfundimtare të krizës, ndërkohë që problem mbetet vetëm grupi parlamentar.

“Ka ndryshuar gjithçka. PD kaloi një krizë të thellë, e cila filloi të zgjidhet, jemi pranë zgjidhjes përfundimtare. Kemi zgjedhur kryetarin, do të zgjedhim kryesin. Kemi një parti Demokratike. Grupi parlamentar nuk është i bashkuar, por PD në vetvete nuk ka probleme të tilla.

Sigurisht që pasoja ka, sepse partia duhet t’i kishte përfaqësuesit e saj në parlament në unison. Mos pëlqimi i vijës politike në unison sigurisht që krijon probleme të cilat po shfaqen, qoftë me mënyrën se si votohet, si negociohet. Janë të gjitha që nuk përçojnë në parlament vijën politike që ka”, tha Ristani.

Sipas tij,  Enkelejd Alibeaj është vënë në shërbim të Ramës.

“ Ka qenë e qartë që në fillim se kriza e PD ishte dhe si pasojë e goditjes së fortë që kundërshtari i dha partisë nëpërmjet kapjes apo bashkëpunimit siç ishte ish-kryetari apo siç po shfaqet Alibeaj. Është kjo goditje, apo kjo luftë i cili e ka gjetur më lehtë që nëpërmjet këtyre renegatëve të zbatojë planin e tij për të mbajtur pushtetin”, tha Ristani.

 

Të fundit