Flash News

Ditari i Opozitës

Ristani: Ndryshojmë statutin e 11 Dhjetorit, deputetët do të jenë anëtarë të Këshillit Kombëtar

Ristani: Ndryshojmë statutin e 11 Dhjetorit, deputetët do të                 

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Arben Ristani thotë se për shkak të interesit për zgjidhjen e krizës dhe bashkimin e Partisë Demokratike, Komisioni i Rithemelimit do t’i propozojnë Kuvendi më 30 prill të ndryshohet kjo pikë e statutit.

I ftuar në ‘Opinion’, Ristani thotë se duke u ndryshuar kjo pikë e statutit deputetët do të jenë anëtarë të Këshillit Kombëtar dhe s'do të jetë nevoja që ata të votohen. 

“Kemi rënë dakord në Komisionin e Rithemelimit t’ia propozojmë Kuvendit këtë ndryshim të statutit dhe deputetët të jenë pjesë e Këshillit Kombëtar. 

Shikoni pjesëmarrjen në zgjedhje, është fantastike. Baza e PD është e bashkuar. 

Do propozojmë ndryshimin e kësaj pike të statutit ku deputetët të jenë anëtarë të Këshillit Kombëtar pa qenë nevoja të votohen."-tha Ristani.

 

 

Të fundit