Flash News

Ditari i Opozitës

Ristani rendit tre pikat ku do të jetë i fokusuar Kuvendi Kombëtar i PD-së

Ristani rendit tre pikat ku do të jetë i fokusuar Kuvendi

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani ka deklaruar se në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së të shpallur javës që shkoi në 11 dhjetor nga ish kryeministri Sali Berisha do të jetë i përbërë nga 3 pika konkrete.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV Ristani thotë se bëhet fjalë për ndryshimet e statutit të partisë, shqyrtimi i veprimtarisë së kryetarit të PD-së dhe referendum që do të ratifikojë vendimet e kuvendit.

Një element, në ndryshim nga Rama që cakton kushtet, janë të gjithë formularët që kanë një autorizim që autorizojnë zotin Berisha të caktojë datën. Është dita e themelimit të PD.

Së dyti kuvendi që do të mblidhet do të ketë 3 pika, ndryshimet në statut, shqyrtimin e veprimtarisë së kryetarit shkeljen e tij dhe një referendum që do të ratifikojë vendimet e kuvendit. Elementet bazë janë të statutit.

Disa element Berisha I ka nxjerrë në foltore: njohja e fraksioneve të PD, dorëheqja e kryetarit nëse humb zgjedhjet. Kjo është pjesë revolucionare dhe nuk ka ndodhur në asnjë parti tjetër këto 30 vjet. Është duke u punuar për programin e partisë dhe vijën ideologjike”, u shpreh Ristani.

Të fundit