Flash News

Ditari i Opozitës

Ristani: Strategjia e Alibeajt me gjyqe është boshe

Ristani: Strategjia e Alibeajt me gjyqe është boshe

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Arben Ristani komentoi vendimin që pritet të marrë gjykata për selinë blu.

I ftuar në emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv, Ristani e quajti strategjinë e Alibeajt me gjyqet boshe ndërsa theksoi se grupi i tij nuk duan ta zgjidhin çështjen.

"Kishin probleme me Kuvendin e 11 dhjetorit? Të shkonin në gjykatë me padi për disa arsye. Zgjidhej çështja në themel.

Nuk kanë ndjekur rrugën për të zgjidhur çështjen por kanë zgjedhur rrugën për ta bërë tërkuzë."-tha Ristani.

Më tej anëtari i Kryesisë së PD, u shpreh se strategjia e Alibeajt i shërben vetëm regjimit të Edi Ramës.

“E gjitha në thelb është strategji për të vonuar që kjo çështje mos të zgjidhet. Strategji që i shërben regjimit për të mbajtur gjendjen në tym.”-tha Ristani.

Të fundit