Flash News

Ditari i Opozitës

Ristani tregon çfarë do të ndodhë në Kuvendin e 30 Prillit: Mund të ketë ndryshime në statut

Ristani tregon çfarë do të ndodhë në Kuvendin e 30

Komisioni i Rithemelimit e shtyu mbledhjen e Kuvendit të PD-së, më 30 Prill.

Anëtari i Komisionit, Arben Ristani ka treguar në Syri Tv detaje se çfarë pritet të ndodhë më 30 Prill, si edhe disa modifikime që mund të jenë të nevojshme.

Ristani tha se Kuvendi do të zgjedhë organet drejtuese, Këshillin Kombëtar dhe të gjitha organet e nevojshme që do të jenë në funksion të zgjedhjeve për kryetar. Ristani nuk përjashtoi as mundësinë e disa ndryshimeve që mund të bëhen në statut, në rast nevoje.

“Një kuvend i mbledhshëm dhe është lënë për tu bërë që Kuvendi të zgjedhë organet e reja drejtuese të Partisë Demokratike. Kuvendi do zgjedhë Këshillin Kombëtar dhe kjo e fundit do zgjedhë kryesinë e PD, sekretariatin, nënkryetarët dhe do përgatiten organet e reja që do dalin nga ky kuvend për të bërë zgjedhjet e kryetarit, me skemën një anëtar një votë. Mundet që për shkak të situatave të krijuara mund të ketë ndonjë ndryshim në statut në bazë të nevojave, ndryshime opsionale. Qëllimi i mbledhjes së Kuvendit është zgjedhja e Këshillit Kombëtar. Këshilli Kombëtar më pas gjeneron pushtetet e tjera brenda partisë”, tha Ristani.

Të fundit