Flash News

Ditari i Opozitës

“Rithemelimi” i përgjigjet akuzave të PD-së: Shoqata Brava-Bardhi vazhdon sulmet, boll me humbësin serial

“Rithemelimi” i përgjigjet akuzave të PD-së: Shoqata

Partia Demokratike i ka cilësuar kandidatët e koalicionin”Shtëpia e Lirisë”, të zgjedhur nga Komisioni i Rithemelimit, si kandidatë të “shtëpisë së Ilirit”. Reagimi erdhi pasi ish-kryeministri Sali Berisha prezantoi sot kandidatin për bashkinë e Durrësit, Luan Hotin.

Komisioni i Rithemelimit ka reaguar pas akuzave të PD-së. Në një postim në Facebook, ‘Rithemelimi’ shkruan se askush më shumë se kandidatët e tyre, nuk përfaqëson opozitën. ‘Rithemelimi’ shton se akuzat e PD-së vijnë pas “braktisjes nga demokratët dhe disfatës që e pret më 6 mars”.

Reagimi i plotë:

Perballe braktisjes nga demokratet dhe disfates se sigurte qe e pret ne 6 Mars, shoqata Brava - Bardhi per llogari te Edi Rames, vazhdon sulmet ndaj demokrateve dhe partive te tjera opozitare.

Akush nuk perfaqeson opoziten me shume se kandidatet e “Shtepise se Lirise” te cilet ne kontrast te thelle me kandidatet e zarfeve te Lulzim Pazarit, jane zgjedhur per te here te pare nga vetem demokratet me parimin nje anetar nje vote!

Kjo eshte dhe arsyeja qe jo vetem demokratet por i gjithe populli opozitar ne vend te kandidateve te zarfit do te zgjedhe kandidatet e votes se lire. Ne vend te pazareve do te zgjedhe perballjen me Edi Ramen dhe ne vend te humbjes do zgjedhe fitoren.

Boll me Edi Ramen dhe humbesin serial Lulzim Brava! Vota per Lulzim Braven eshte vote per pazar - per humbjen e radhes! Vota per kandidatet e Shtepise se Lirise eshte vote per bashkimin e demokrateve dhe gjithe popullit opozitar!

Eshte vote per rikthimin e Shpreses dhe FITORES!

Të fundit