Flash News

Ditari i Opozitës

‘Rithemelimi’ kallëzon penalisht kryegjyqtarin e Tiranës dhe kancelarin: Nuk i komunikojnë PD-së vendimet gjyqësore

‘Rithemelimi’ kallëzon penalisht kryegjyqtarin e Tiranës

Komisioni i Rithemelimit ka paraqitur një kallëzim penal ndaj kryetarit të Gjykatës Tiranë, Flamur Kapllani dhe Kancelarit Donald Xhelili.

Në dokumentin e publikuar nga zyra e shtypit të PD, thuhet se këta persona në mënyrë të qëllimshme nuk i komunikojnë zyrtarisht Partisë Demokratike vendimet gjyqësore të cilat cenojnë interesa të ligjshëm të saj.

“Në vijim të qëndrimit të bërë publik nëpërmjet deklaratës së ditës së diel, dhe në mungesë të reagimit ligjor dhe institucional nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Partia Demokratike e Shqipërisë ka paraqitur sot kallëzim penal ndaj kryetarit dhe kancelarit të gjykatës së Tiranës, të cilët në mënyrë të qëllimshme ende nuk i komunikojnë zyrtarisht Partisë Demokratike vendimet gjyqësore të cilat cenojnë interesa të ligjshëm të saj.

Partia Demokratike bën thirrje për organet ligjzbatuese që të hetojnë dhe vënë para përgjegjësisë ligjore këdo i cili me veprime te paligjshme tenton të ndikoje proceset ligjore në shqyrtim nga gjykatat, pavarësisht pozicionit qe mban!”, thuhet në njoftimin e PD.

‘Rithemelimi’ kallëzon penalisht kryegjyqtarin e Tiranës

Kujtojmë se pak ditë më parë, Drejtoresha e Komunikimit Floriana Garo denoncoi në një deklaratë për mediat tha se ka pasur ndërhyrje të paligjshme në procesin e konfirmimit të organeve drejtuese të PD-së.

Të fundit