Flash News

Ditari i Opozitës

‘Rithemelimi’ mori PD-në, Balliu: Puçi i Ramës dhe bashkëpunëtorëve nuk funksionoi

‘Rithemelimi’ mori PD-në, Balliu: Puçi i Ramës dhe

Gjykata e Tiranës regjistroi dje statutin e Kuvendit të 11 Dhjetorit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Juridikisht, tashmë Partia Demokratike i përkrt Komisionit të Rithemelimit.

Anëtari i ‘Rithemelimit’, Klevis Balliu, tha për Ora Neës se dita e djeshme ishte e rëndësishme për demokratët të cilët u rikthyen në shtëpi, por një ditë e tmerrshme për Edi Ramën.

“Dita e djeshme ishte pozitive, dhe me emocione që demokratët po ktheheshin në shtëpinë tij, por nga ana tjetër ishte një ditë e tmerrshme për Edi Ramën dhe të gjithë bashkëpunëtorëve të tij. Puçi i tyre nuk funksionoi. Demokratët janë aty gati për një luftë frontale me Edi Ramën”, tha Balliu.

Balliu tregoi edhe detaje për mbledhjen e djeshme në selinë blu, ku u diskutua shtyrja e afatit të zgjedhjeve për kryetarët e degëve.

“Dje u morën vendimet për ç’bunkerizimin e selisë së PD. Një nga vendimet e para ishte kthimi i rojes së PD, i cili u dorëhoq, gjatë debateve të brendshme, dhe sot ishte aty me ne. U diskutua për shtyrjen e afatit të zgjedhjeve për kryetar dege. U diskutua për çështje administrative dhe patjetër për administrimin e godinës që duhet të filloj sa më shpejt”, shtoi Balliu.

Të fundit