Flash News

Ditari i Opozitës

Rivotimi në Rogozhinë, Berisha: Gjykata me vendim të kontrolluar shpalli të gjithë zonën e pavlefshme

Rivotimi në Rogozhinë, Berisha: Gjykata me vendim të kontrolluar

Kolegji Zgjedhor vendosi dje të përsërirë zgjedhet në Rogozhinë.

Kryedmeokrati Sali Berisha tha nga konferenca e përjavshme me gazetarët se gjykata me një vendim të kontrolluar, shpalli të pavlefshme zgjedhjet në të gjithë zonën.

Berisha tha se skandaloz është edhe votimi i dokumentuar në Kuçovë, ku deklaroi se mekanizimat e manipulimit janë të pranishme në të gjitha qendrat e votimit.

Berisha: Çdo ditë që kalon, farsa elektorale nxin edhe më shumë, bëhet më e zezë. Hapjet e dokumenteve dëshmojnë se me 14 maj, shqiptarët përjetuan një farsë të tillë që mund të mbahet mend vetëm në kohërat e diktaturës. Në mënyrë antiligjore po sillen edhe organet e trajtimit të ankesave. Flamurin e lakejve të regjimit e mban si gjithnjë drejtuesi i KAS, por paralel ecin edhe institucionet e tjera.

Dje, në Kolegjin Elektoral u shqyrtua dosja e Rrogozhinës, në të cilën kutia e burgut të Rrogozhinës nuk plotësonte asnjë kusht ligjor të një qendre të votimit. Pra, para çdo gjykatësi me minimumin e integritetit profesional, ajo shpallej e pavlefshme. Dhe tani gjykata, në një vendim të kontrolluar, shpalli të gjithë zonën të pavlefshme për një qendër votimi.

Skandaloz është votimi i dokumentuar në Kuçovë. Ju do shihni aty të gjithë mekanizmat e manipulimit të votës brenda qendrës së votimit.  Ju do shihni përpjekjet për të fshehur nga KAS këto mekanizma. Kështu janë pjesa dërrmuese e të gjitha bashkive për të cilat janë paraqitur ankesat. Pra, edhe njëherë me 14 maj nuk kishte zgjedhje, por farsë zgjedhore.

Të fundit