Flash News

Ditari i Opozitës

Roli i Berishës në parti, Nishani: Nëse ikën, PD do të bjerë më shumë

Roli i Berishës në parti, Nishani: Nëse ikën, PD do të
Bujar Nishani

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishani ka folur për rolin e ish-drejtuesit Sali Berisha, në parti. Nishani u shpreh se tërheqja e Berishës nga PD do të thoshte vota të humbura për këtë forcë politike.

“A e pranon faktin që Berisha si lider del më lartë se Basha? I bie që nëse detyrojmë Berishën të iki, atëherë PD të bjerë më shumë nga sa ka sot”, tha ai.

Nishani është një prej të djathtëve që pas rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit, ka kërkuar largimin e kryedemokratit Lulzim Basha. Ai është bashkuar grupimit "Për PD", të cilët kanë propozuar disa pika me fokus reformimin e partisë dhe një kryetar të ri.

Të fundit