Flash News

Ditari i Opozitës

Rrëmbimi i policëve të Kosovës, Paloka i çon mesazh Ramës

Rrëmbimi i policëve të Kosovës, Paloka i çon mesazh

Deputeti i PD-së, Edi Paloka, pas rrëmbimit të tri policëve të saj nga forcat serbe, ka shigjetuar Kryeministrin Edi Rama për sulmin e dhunshëm që i bëri Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe për garancitë që dha në emër të mikut të tij, Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të martën.

Në reagimin e tij në Fb, Paloka shkruan se sot i mbetet Ramës të dalë e ashtu si vllau i tij Vuçiç, të deklarojë se ishin policët e Kosovës që kishin hyrë në territor serb!”

Jo me larg se dje, pasi shpalli sanksionet ndaj Kosovës, Rama jepte garanci në emër të Vuçiçit se asnjë kërcënim nuk i vinte Kosovës nga ushtria serbe e vendosur në kufi me urdhër të Vuçiçit. “As në ëndërr nuk e sheh Vuçiç të hyjë qoftë edhe një milimetër në territorin e Kosovës”- deklaroi Rama dje në konferencë për mediat. Sot i mbetet të dalë e ashtu si vllau i tij Vuçiç, të deklarojë se ishin policët e Kosovës që kishin hyrë në territor serb!”, shkruan Paloka.

Të fundit