Flash News

Ditari i Opozitës

Rrëmbimi i tre policëve në Kosovë, reagon Begaj: Akt për destabilizimin e Kosovës dhe rajonit

Rrëmbimi i tre policëve në Kosovë, reagon Begaj: Akt

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas rrëmbimit të tre policëve serbë në Kosovë.

Në Facebook, Begaj dënon aktin e kryer nga Njësia serbe “Kobra”, teksa thekson se është një veprim që nxit destabilizim jo vetëm të Kosovës, por edhe të rajonit.

Begaj dënon aktin dhe i bën thirrje autoriteteve serbe të lirojnë efektivët, si dhekërkon ndërhyrjen e partnerëve strategjikë ndërkombëtarë.

Po ashtu, një thirrje i drejton edhe Kosovës të mos bjerë pre e provokimeve.

“Rrëmbimi i tre efektivëve të Policisë së Kosovës brenda territorit kosovar nga trupat serbe është një akt i rëndë provokativ për destabilizimin e Kosovës dhe të mbarë rajonit.

E dënoj me forcë këtë akt dhe i bëj thirrje autoriteteve Serbe për lirimin e efektivëve kosovarë. Gjithashtu iu bëj thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të ndërhyjnë dhe të shkurajojnë veprime të tjera të ngjashme.

Një thirrje vëllazërore e bëj sërish për autoritetet e Kosovës për të mos rënë pre e provokimeve dhe për të dhënë kontributin e tyre për ç’tensionimin e situatës. Koordinimi me SHBA dhe BE për rikthimin në tryezën e dialogut është tepër i rëndësishëm”, shkruan Begaj.

Të fundit