Flash News

Ditari i Opozitës

Rreth 6 mijë ID të skaduara, Meta: Përjashtim i qëllimshëm i qytetarëve që Rama të grabisë zgjedhjet

Rreth 6 mijë ID të skaduara, Meta: Përjashtim i

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pasi rreth 6 mijë qytetarë në Himarë rezultuan me ID të skaduar çka bëri që të mos marrin pjesë në zgjedhjet e pjesshme për kryebashkiak.

Përmes një postimi në Facebook, Meta shprehet se përjashtimi i qytetarëve u bë qëllimisht nga Rama për të grabitur zgjedhjet.

Meta u bëri thirrje himariotëve të shkojnë drejt qendrave të votimit.

“Përjashtimi i qëllimshëm antikushtetues i 6157 qytetarëve të Bashkisë së Himarës nga e drejta e votimit, me preteksin e skadimit të dokumentave të identifikimit është një krim i shëmtuar elektoral i Edi Ramës në funksion të grabitjes së zgjedhjeve.

Shtimi në listat e votimit të qindra qytetarëve nga bashki të tjera, ndryshimi i programuar i qendrave të votimit, ndarja preferenciale për qëllime elektorale të titujve të pronësisë, zbarkimi i të gjithë makinerisë së narkoshtetit në Himarë, me banditë, presione, shantazhe dhe para të pista janë akte mafioze antiligjore që akuzojnë rëndë drejtpërdrejt Edi Ramën dhe SPAK që mbron krimet e tij elektorale.

Duke dënuar me forcë aktet që synojnë të shkatërrojnë standardet e zgjedhjeve të lira e të ndershme në Himarë, u bëj thirrje të gjithë himariotëve të vrapojnë në këto orë të mbetura drejt qendrave të votimit për të mbrojtur Himarën dhe ndëshkuar grabitësit e tokave të tyre”, shkruan Meta.

Të fundit