Flash News

Ditari i Opozitës

"Rrezatimi 18 herë mbi normën", Berisha: Aparatura e kobaltit te Onkologjiku mbolli vdekje te të sëmurët, personeli dhe banorët

"Rrezatimi 18 herë mbi normën", Berisha: Aparatura e

Kryedemokrati Sali Berisha denoncon se aparatura e kobaltit te Onkologjiku ka shkaktuar vdekjen e të sëmurëve, personelit dhe banorët.  

"Miqtë e mi, unë nuk mbroj asnjë njeri që shkel Betimin e Hipokratit.
Nuk mbroj asnjë njeri, i cili shkel kodin themelor të humanizmit të mjekut.
Por ju duhet ta dini, shqiptarët duhet ta dinë se ai spital me aparaturën që solli Odeta, Zonja e Vdekjes, mbjell vdekje te të sëmurët, mbjell vdekje te personeli, mbjell vdekje te banorët e zonës.
Ju duhet ta dini se aparatura e sjellë për kobaltin punon me iridium. Aparatura është lënë vite në korridore dhe zyra duke emetuar për vite të tëra.
Ju duhet ta dini se impianti i iridiumit, të cilën e solli Zonja e Vdekjes Manastirliu dhe e plasi si thes në korridor, kishte rrezatim 18 herë më të lartë se rrezatimi i lejueshëm.
Rrezatimi 18 herë mbi normën është mordigjen, është sëmundjeshkaktues për njeriun, për kafshën, për çdo qenie.
Miqtë e mi, aty janë jo një, po disa personel të sëmurë me sëmundje malinje nga ky impiant.
Aty janë numri i të sëmurëve të tjerë nuk dihet se sa janë", tha Berisha nga tubimi qytetar.

Ai shton se një mjek që denoncoi skandalin, u largua nga Onkologjiku. 

"Por ka një mjek të ndërgjegjshëm, sigurisht ka shumë, por ai bëri gjithçka për të mbrojtur personelin, të sëmurët nga impianti vdekjeprurës i Manastirliut dhe ish-kunatës së Edi Ramës.
Ky mjek i nderuar, të cilit unë i uroj suksese, protestoi në ministri për impiantin e vdekjes.
Protestoi te Joti dhe te drejtorët e QSUT-së.
Protestoi te drejtoria e Onkologjikut.
Denoncoi në prokurori te burri i Ermelindës, te prokurori-Felaj.
Të gjithë kanë heshtur si fije bari, bashkë-kriminelë, bashkë-vrasës.
Njëri pas tjetrit duke mbrojtur njëri-tjetrin.
Mjeku i ndërgjegjshëm dha dorëheqjen, u largua me një guxim dhe duke i thënë: ç’ke ti me këtë punë, mos u merr ti me këtë punë.
Mos u merr me këtë punë, ndërkohë burimi i rrezatimit ishte 18 herë mbi normën, me matje ndërkombëtare.
U ndala në këtë moment për t’u shpjeguar shqiptarëve se fati i tyre në duart e Edi Ramës, se fati i tyre në duart e këtij pushteti është sot më i pasigurt se kurrë", tha Berisha. 

Të fundit