Flash News

Ditari i Opozitës

“Rrezikonim mbijetesën”, Duka rrëfen bisedën me Berishën: Nuk bëmë koalicion, por mbështesim opozitën

“Rrezikonim mbijetesën”, Duka rrëfen bisedën me

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka shpjegon pse nuk hyri në koalicion me parti të tjera opozitare në zgjedhjet e 14 majit.

I ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 se ky vendim u mor për shkak të kodit zgjedhor pasi partia e tij nuk do mund të dilte dot me listat për këshilltarë bashkiakë dhe se në këtë mënyrë do rrezikohej mbijetesa e kësaj force politike.

Ai shtoi se mbështetja për opozitën do vijë edhe pse nuk do ketë një marrëveshje zyrtare, duke mos nxjerrë kandidatë të veçantë dhe duke mbështetur ata të opozitës së bashkuar.

“Ne kemi bërë takim me Berishën dhe zotin Noka. I kam argumentuar se e kemi të pamundur të bëjmë këtë koalicion për shkak të kodit sepse nuk dalim dot me listat për këshilltarë bashkiakë. Duhet të japim kontribut për fitoren e opozitës, por ne rrezikojmë mbijetesën. Duhet të provojmë veten më anëtarët e këshillit bashkiak por duke mbështetur kandidatët e opozitës. Mendoj se i shërbejmë koalicionit edhe pa firmosur marrëveshje.

Në 2017 u bë marrëveshja Basha-Rama dhe u bë një sakrificë. Në zgjedhjet vendore nuk morëm pjesë për hir të kohezionit me opozitën, në zgjedhjet parlamentare bëmë të njëjtën gjë ku hymë në koalicion. Gjithmonë do ketë diçka të tillë, edhe tashmë është një situatë e rënduar ku mazhoranca ka pushtetin. Gjithkush duhet të japë kontributin për rikthimin e jetës politike në normalitet, mendoj se ne po e bëjmë këtë aty ku kemi peshë. Do ishte më mirë nëse kodi do ishte siç ka qenë, ku të ishim në koalicion dhe të kishim kandidatët tanë për këshillat.

Unë mendoj se ka një frymë pozitive nga opozita, ne kemi deklaruar se s’do kemi kandidatët tanë dhe do mbështesim ata të opozitës. Dalja vetë për këshilltarë bashkiakë ka një merak për të parë peshën që kemi si parti. Në rastin konkret kemi një specifikë, veçanti, PD e Foltores  nuk kanë mundësi të regjistrohen në zgjedhje Kodi i penalizon. Sa më shumë parti të krijojnë këtë lloj strehe, do favorizojnë koalicionin pavarësisht nëse firmosin a jo. Nëse do bënim një koalicion të përgjithshëm që do fusnim një kandidat për këshilltarë bashkiakë do kishte probleme për renditjen.Do ishte më mirë që PD të mos ishte me PL por me parti të vogla. Por kodi e parashikon që duhet një parti parlamentare”, tha ai.

Të fundit