Flash News

Ditari i Opozitës

Rrëzimi i kërkesës për shkarkimin e Peleshit, Bardhi: U zgjodh me 85 vota e u mbajt në detyrë me 79 vota

Rrëzimi i kërkesës për shkarkimin e Peleshit, Bardhi: U

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pasi Kuvendi rrëzoi kërkesën e opozitës për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi.

Përmes një postimi në Facebook, Bardhi shkruan se Peleshi i cili u zgjodh me 85 vota do mbahet në detyrë me 79 vota. Sipas tij Peleshi është një funksionar kushtetues i paaftë dhe i padenjë për një detyrë të lartë shtetërore.

Reagimi i Bardhit

Niko Peleshi mund të vazhdojë të qëndrojë në detyrë me votën e 79 memec-deputetëve, por ai vazhdon në këtë funksion si Kryevartës i Taulant Ballës, jo si Kryetar i Kuvendit të 140 deputetëve.

Ai hyri tashmë në historinë e parlamentarizimit të vendit si Kryetari për të cilin u kërkua shkarkimi nga detyra pa mbushur as një muaj në detyrë. U zgjodh me 85 vota e u mbajtë në detyrë me 79 vota një muaj më vonë.

Këtë arritje historike në vetëm 1 muaj mund ta ketë vetëm një funksionar kushtetues i paaftë dhe i padenjë për një detyrë të lartë shtetërore.

Të fundit