Flash News

Ditari i Opozitës

Rrëzimi i kërkesës së Berishës, Boçi: I pritshëm, drejtësia po përdoret si mashë në luftën politike

Rrëzimi i kërkesës së Berishës, Boçi: I

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi ka komentuar rrëzimin e kërkesës së avokatëve të Sali Berishës për të ndryshuar trupën e gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë. 

Në Syri tv, Boçi është shprehur se vendimi pritej pasi i gjithë sistemi i drejtësisë po përdoret si mashë kundër opozitës nga mazhoranca në pushtet.

"Ishte një vendim i parathënë përderisa nuk u pranua kërkesa e avokatëve të Berishës për përjashtimin e trupës së gjykatës në çështjen e Berishës. Kjo përbën një detaj të rëndësishëm duhet thënë se edhe në vendimet e tjera të drejtësisë kemi parë vendime politike ndaj Berishës.

Kur bëhet fjalë për dënime politike gjyqtari nuk ka parasysh as ligjin edhe as kushtetutën por thjeshtë ka vendimin politik i ardhur si urdhër politik. Të krijosh iluzione se kjo drejtësi mund të respektojë ligjin dhe kushtetutën më duket e tepërt.

Tashmë është dëshmuar se ky zinxhir drejtësie është vazhdimi politik revanshist në luftën kudër kundërshtarit politik asht si në rastin e Berishës me të gjithë pjesët e segmenteve të drejtësisë që është kapur nga kjo mazhorancë."

Të fundit