Flash News

Ditari i Opozitës

Rrëzimi i mocionit me debat për raportin e OLAF, Bardhi: Doni të bllokoni fondet për fermerët

Rrëzimi i mocionit me debat për raportin e OLAF, Bardhi: Doni të

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pasi mazhoranca rrëzoi kërkesën për mocion me debat për raportin e OLAF lidhur me abuzimet me fondet e BE.

Bardhi deklaroi nga Kuvendi se PS kërkon të bllokojë fondet 122 milionë euro të vendosura për fermerët shqiptarë.

Demokrati u shpreh se as kryetari i Kuvendit dhe as Konferenca e Kryetarëve nuk ka kompetencë të rrëozojë mocionin me debat.

“Nuk ka asnjë procedurë të Kuvendit që Konferenca e Kryetarëve të refuzojë mocionin me debat. Por rregullorja thotë se brenda 30 ditëve duhet vendosur data e zhvillimit të mocionit dhe propozimin e miratimit të rezolutës. As kryetari i Kuvendit dhe KK nuk ka në kompetencë refuzimin e një mocioni me debat. Kompetenca e vetme është vendosja e një datë për zhvilllim. Doni ti mbani të bollkuara fondet 112 milionë euro të vendosura për fermerët shqiptarë?”, deklaroi Bardhi.

Të fundit