Flash News

Ditari i Opozitës

Rrëzimi i paktit Rama- Meloni, Lela: Gjykata e Romës shikoi interesin publik, jo atë politik

Rrëzimi i paktit Rama- Meloni, Lela: Gjykata e Romës shikoi interesin

Drejtori i komunikimit në PD, Alfred Lela komentoi vendimin nga gjyqtarët e seksionit të emigracionit në Gjykatën e Romës  që 12 emigrantët që mbërritë në Shqipëri pak ditë më parë me anijen Libra duhet të kthehen në Itali.

Vendimi përcakton se ata duhet të kthehen të gjithë dhe menjëherë, pavarësisht se kërkesat e tyre për azil janë refuzuar nga komisionet territoriale.

Në një intervistë në Ora News, Lela tha se gjykata e Romës shikoi interesin publik dhe jo atë politik përsa i përket vendimit për emigrantët.

Lela: Është një lajm i keq për gjykatat, se ja çfarë bën një gjykatë e cila sheh interesin publik më të gjerë dhe nuk shkon  pas interest politik të momentit apo të ditës.

Dhe ky ishte leksioni kryesor mendoj unë që erdhi nga gjykata e Romës duke vënë të drejtat e njeriut edhe pse këta njerëz nuk janë italianë.

Gjykata lexoi gërmen dhe frymën e ligjit, dhe mori atë vendim të cilën të dy qeferitë si italiane edhe shqiptare e shpërfillën. U dëshmua e gjitha si farsa e rëndë e një nevojë politike të ditës.

Jemi në pikën zero sa i takon  këtij procesi.

Të fundit