Flash News

Ditari i Opozitës

“Rritet çdo vit si destinacion turistik”, ish-deputetja-Ramës: S’të paska treguar si duhet Mirela, ju po e shkatërroni Përmetin

“Rritet çdo vit si destinacion turistik”,

Ish-deputetja demokrate, Fatjona Dhimitri ka reaguar ndaj postimit të kryeministrit Edi Rama, i cili e cilëson Përmetin si një destinacion turistik në rritje, falë rilindjes urbane.

Ndërsa publikon pamje në rrjetet sociale nga gjendja ku ndodhet aktualisht Përmeti, Dhimitri i kujton Ramës se realiteti është krejt tjetër nga ajo që propagandon qeveria e tij.  

O Krye ... nuk të paska treguar si duhet Mirela se si është Përmeti?!

Hajde shih pak spitalin, rrugët qe lidhin fshatrat. Hajde mate pak temperaturën mesatare qe është rritur në Përmet falë investimeve tuaja katrahurë dhe që nuk respektojnë asnjë standart mjedisor.

Përmeti ka bukurinë që nëna natyrë i fali e sot po i shkatërroni Ju, ka njerëzit e mrekullueshëm që ju përmes propagandës mundoheni t' ju hidhni hi syve tanë, qëllimisht për të manipuluar realitetin therrës.

Nëqoftëse do të dish si është situata në Përmet, të shoqëroj unë, të shohësh e njohësh realitetin. Unë kam për detyrë të të tregoj problemet ashtu siç janë, kam guximin t'i shtrij dorën kundërshtarit tim politik për hir të së mires së vendit tim”, shkruan Dhimitri.

Të fundit