Flash News

Ditari i Opozitës

Rritet sërish çmimi i naftës, Vasili: O Bordi komunist, Mali i Zi dhe Maqedonia janë pasqyra e hajdutërisë

Rritet sërish çmimi i naftës, Vasili: O Bordi komunist, Mali i

Bordi i Transparencës ka rritur sërish çmimin e naftës. Nga 239 lekë/litri që u vendos në mbledhjen e para pak ditëve, së fundmi bordi ka vendosur ta shesë me 248 lekë/litër.

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar në Facebook duke kritikuar bordin për çmimet e reja. Vasili shkruan se bordi është duke vjedhur duke rritur çmimin teksa sjell shembujt e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, të cilat kanë çmime më të lira.

“O Bordi komunist, boll vodhët, ulni çmimin e Naftës si në Mal të Zi e Maqedoni!

Sot hajdutet e rilindjes e kane rritur çmimin e naftës duke e çuar ne 248 lek litrin!

Po sot ne Mal te Zi çmimi është 170 lek litri. Ndërsa ne Maqedoni çmimi është 186 leke litri. Hajdute rilindas boll dolët pa pike turpi dhe justifikoni çmimin e naftës.

Lërini çfaqjet rrugëve dhe propagandën idiote komuniste sepse Mali i Zi dhe Maqedonia janë pasqyra e hajdutërisë tuaj te padëgjuar”, shkruan Vasili.

Të fundit