Flash News

Ditari i Opozitës

Rritja e çmimeve, Berisha: Bordet si në diktaturë, krijojnë mundësi për spekullim

Rritja e çmimeve, Berisha: Bordet si në diktaturë,

Në një konferencë për mediat, ish-kryeministri Sali Berisha foli për rritjen e çmimit të ushqimeve. Ndërsa bordet e ngritura nga qeveria, për të caktuar çmimet, Berisha i krahësoi me ato të kohës së diktaturës.

Sipas tij, bordet krijojnë mundësi për rrugë spekullimi dhe se duhet të shkrihen. Berisha theksoi se është e nevojshme që çmimet e produkteve të shportës të kompesohen.

“Bordet të rikujtojnë kohën e diktaturave. Nuk mund të ketë borde për kontrollin e çmimit të ushqimeve. Qeveria është e detyruar të zbatojë praktika transparente dhe të mbrojë popullatën nga agresioni i rritjes së çmimeve. Bordet krijojnë mundësi për rrugë spekullimi. Anulimi i bordeve përveç Entit Rregullator të energjisë është kusht për marrjen e masave që janë farë të thjeshta.

Qeveria kompeson një për një rritjen e çmimit të produkteve të shportës. Praktikë e ndjekur në të gjitha kohërat për ata që respektojnë tregun dhe rregullat e tij. Rritja e çmimit të bukës me 15-fish në 1992 nuk krijoi problem se u kompensua nga qeveria”, tha Berisha.

 

Të fundit