Flash News

Ditari i Opozitës

Rritja e çmimeve, Berisha thirrje anëtarëve të bordeve: Dorëhiquni, të marrë fund kjo praktikë shushunjash!

Rritja e çmimeve, Berisha thirrje anëtarëve të bordeve:

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar një minutë heshtje në sallën e kuvendit teksa ka sjellë në vëmendje rastet e dy të rinjve që humbën jetën në komisariatin e Kamzës dhe atë të Kavajës.

Sipas Berishës, qelitë e komisariateve janë kthyer në birucat e dikurshme të sigurimit të shtetit.

Dënoj me forcë vdekjet në qelitë e zeza të komisariatitet dhe burgjet në vend që janë kthyer në birucat e dikurshme të sigurimit të shtetit në një hark kohor 5 javor, në Kamzë dhe Kavajë humbin jetën, vriten po vetëvriten dy të rinj në qeli në vendin kur duhet të ishte vendi më i sigurt.

Duke dënuar me ashpërsinë e madhe qëndrimin e regjimit ndaj këtyre rasteve ju ftoj deputetë të nderojmë 1 minutë heshtje ata që vdiqën në qelitë e narko-regjimit shqiptar”, tha ish kryeministri.

Po ashtu, Berisha u ndal edhe të rritja e çmimeve. Për këtë, ai u ka bërë thirrje anëtareve të bordeve të ngritura nga qeveria që të japin dorëheqjen pasi janë bërë më keq se monopolet.

“Sot mediat informuan se shqiptarët blejnë ushqimet 20% më shtrenjtë se një muaj më parë. Rritja e çmimit të ushqimeve ka bërë që sirenat e urisë të oshtijnë në vend. Të sëmurët nuk blejnë dot ilaçet. Qeveria rri duarkryq.

Mjaftohet me propagandë. Ka krijuar borde që janë shushunja të tmerrshme sa monopolet. U bëj thirrje anëtarëve të bordeve të mos përligjin vjedhjen nga monopolistët . Inflacioni kudo në botë ka një përgjigje, indeksimin. Me borde përligj spekulimin.  Të marrë fund kjo praktikë shushunjash”, u shpreh Berisha në kuvend.  

Të fundit