Flash News

Ditari i Opozitës

Rritja e çmimeve, Kërpaçi: Një qeverisje për njerëzit nuk duhet fokusuar për firmat e oligarkëve

Rritja e çmimeve, Kërpaçi: Një qeverisje për

Sekretarja për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Partinë e Lirisë, Floida Kërpaçi, ka sjellë në vëmendje vështirësitë që po krijon për shqiptarët rritja e vazhdueshme e çmimeve.

Në një postim në Facebok, Kërpaçi shkruan se shkak për rritjen galoponte të çmimeve është bërë rritja e korrupsionit nga qeveria duke sjellë prej 10 vitesh pasoja të rënda ekonomike dhe sociale për shqiptarët.

Kërpaçi shprehet se qytetarët nuk po arrijnë dot të përballojnë qiranë e banesave, studentët po konsiderojnë braktisjen e shkollave, ndërsa rritja e çmimeve po ndjehet te karburantet, uji e dritat.

Kërpaçi shkruan se “një qeverisje për njerëzit, nuk duhet të fokusohet për koncesionet, firmat oligarkike që përfitojnë paratë publike, por për ato grupe shoqërore të cilët kanë më pak.”

Postimi i Kërpaçit:

Çmimet janë shumë të shtrenjta dhe jetesa është e papërballueshme për studentët dhe familjet Shqiptare!

Rritja galopante e korrupsionit nga Kryeministri i cili qeveris prej 10 vitesh ka sjellë pasoja te rënda ekonomike e sociale për të rinjtë dhe familjet Shqiptare.

Rritja është ndjerë më shumë tek ushqimet e përditshme, karburantet, kostot korrente si uji, dritat, qiraja, por dhe tek transporti publik.

Familjet që janë me qira, janë shumë të shqetësuar nëse do arrijnë të paguajnë dot qiranë muajin tjetër. Shumë studentë që presin të fillojnë vitin shkollor, po hetizojnë dhe po konsiderojnë brakitsjen e shkollimit prej pamundësive ekonomike.

Dimri është tek dera dhe gjëja më e rëndësishme për të gjithë vitin që vjen është ekonomia shqiptare, e si do të përballojmë pasojat e inflacionit në rritje.

Një qeverisje për njerëzit, nuk duhet të fokusohet për koncesionet, firmat oligarkike që përfitojnë paratë publike, por për ato grupe shoqërore të cilët kanë më pak. Si përshëmbull; pensionistët, të papunët, të rinjtë, familjet e mëdha me shumë persona por me pak të punësuar, etj.

Një politikë ekonomike e përgjegjshme, njerëzore dhe sociale, është jetike për momentin dhe Partia e Lirisë e ka alternativën. Është jetike për të mos u përballur me falimentin e Shqipërise dhe të shoqërisë, çfarë do të sillte kriza edhe më të mëdha sociale.

Të fundit