Flash News

Ditari i Opozitës

Rritja e çmimit, Dorian Teliti: Energjia është e keqmenaxhuar, qeveria duhet të bënte kontrata paraprake porosie në treg

Rritja e çmimit, Dorian Teliti: Energjia është e keqmenaxhuar,

Eksperti i ekonomisë në PD, Dorian Teliti ka komentuar rritjen e tarifave të energjisë elektrike.

I ftuar në Top Story, Teliti tha se ky ka ardhur si pasojë e keqmenaxhimit, pasi sipas tij qeveria duhet të bënte në treg kontrata paraprake porosie.

Dorian Teliti: Nuk ka ndryshuar çmimi deri në 30 shtator por i kanë marrë taksapaguasve 200 mln euro. Dy janë burimet e financimit, kur nuk a para ose do të japësh subvencionim ose do të rrisë tarifat, kjo ndodh kur kompania ka falimentuar. Kjo ka ardhur si pasojë e keqmenaxhimit, qeveria duhet të bënte në treg kontrata paraprake porosie

Familjet shqiptare janë 870 mijë por që kanë shtëpi shtesë, në total ne kemi 1 mln e 90 mijë abonentë zyrtarë por jo të gjithë bëjnë konsum. Për shembull unë kam një shtëpi në plazh e një të Tiranë. Unë bëj konsum vetëm në Tiranë. Konsumi i energjisë ka efekte sezonale, pranvera ka konsum më të ulët sesa vera e dimri.

Të fundit