Flash News

Ditari i Opozitës

Rritja e çmimit të karburanteve, Basha prezanton planin: 7 pikat që duhen ndjekur

Rritja e çmimit të karburanteve, Basha prezanton planin: 7 pikat

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë një deklaratë për mediat lidhur me krizën e energjetike. Nga selia blu, Basha ka propozuar planin  tij për kapërcimin e kësaj situate, ku sipas të cilit shqiptarët kanë 8 vite që po përballen me çmimet më të larta në rajon  dhe akuzoi Edi Ramën se “doli sot për të larë duart para shqiptarëve”.

Lideri i opozitës ka menduar një plan me 7 pika për t`i ardhur në ndihmë familjeve shqiptare për të përballuar krizën energjitike. Shtatë pikat që propozon Basha janë:

1- Heqja e taksës Rama prej 240 lekë për litër karburanti;
2- ulja e TVSH-së nga 20% në 6% për ushqimet, ashtu siç kemi kërkuar prej javës së parë në kuvendin e Shqipërisë;
3- Faturimi me çmime dhe sasinë reale të konsumit të oligarkëve të cilët favorizohen në kurriz të konsumatorëve;
4- Subvencionim i çmimit të energjisë për qytetarët;
5- Mirëmenanxhim dhe ndalje e shpenzimeve të shfrenuara, luksoze të OSHEE dhe KESH, që janë kthyer në zhvatës të parave të shqiptarëve.
6- Ristrukturim të buxhetit për tu përballur me një krizë që nuk mund të ndalet me propagandë dhe fjalime.
7 – Më shumë para për shtresat në nevojë dhe ristrukturim të ekonomisë aktuale, e cila për shkak të politikave të kësaj qeverie është e varur nga paraja e pisët dhe monopolet e oligarkëve”

Të fundit