Flash News

Ditari i Opozitës

Rritja e çmimit të karburanteve, Tabaku: Rama kompenson me 80 mln euro kompanitë e socialistëve

Rritja e çmimit të karburanteve, Tabaku: Rama kompenson me 80 mln

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka ngritur si shqetësim rritjen e çmimeve të karburanteve gjatë fjalës që mbajti në seancë planetare.

Ajo tha se pronarët e kompanive e ndajnë e diskutojnë me qeveritarët sa do caktohet çmimi, ndërsa qeveri bën një akt normativ ku vendos të kompensojë kompanitë e rindërtimit me 80 milionë euro, në vend se tu qëndrojë pranë qytetarëve.

Dua të diskutoj për një çështje të rëndësishme, Bordi i caktimit të çmimeve për karburanteve. Bord me asnjë fuqi të pacaktuar në ligje, qeveria përcakton çmimet e karburanteve. Ditë e fundit një pjesë të madhe e pikave kanë çmim më të ulet se ai që ka caktuar bordi.

Ulen pronarët e kompanive e ndajnë e diskutojnë me qeveritarët sa do caktohet çmimi. E njëjta situatë po ndodh edhe me çmimet. Çmimet janë rritur mbi dy herë, janë rritur me 30% të shportës.

Qeveri bën një akt normativ ku vendos të kompensojë kompanitë e rindërtimit me 80 milionë euro, në vend se tu qëndrojë pranë qytetarëve. Kompanive të miqve, ministrave deputetëve të PS, përveçse se korruptive ko është në kufijtë e arrogancës”, tha Tabaku.


  

Të fundit