Flash News

Ditari i Opozitës

Rritja e inflacionit, Sula: Qytetarët shpenzojnë mbi 42% të pagës për ushqimet bazë, papërgjegjshmëri e qeverisë

Rritja e inflacionit, Sula:  Qytetarët shpenzojnë mbi 42% të

Dashnor Sula ka komentuar rritjen e inflacionit dhe çmimeve në vend si një problem i madh në vendin tonë. Nëpërmjet një postimi në faqen e tij në “Facebook”, deputeti i Partisë Demokratike shkruan se FMN ka zbuluar se ‘qytetarët po shpenzojnë mbi 42% të pagës për ushqimet bazë’ dhe se kjo është ‘papërgjegjshmëri e qeverisë për të ardhur në ndihmë’

POSTIMI I PLOTË NË FACEBOOK

Varfërimi me vetëdije i i qytetarëve nga qeveria!
Në muajin janar, Inflacioni shënoi sërish rritje rekord pas një ngadalsimi në fundin e vitit që kaluam. Kjo përkthehet në rritje rekord të çmimeve për muajin janar. Po kështu në arkën e shtetit kanë shkuar më shumë të ardhura. Të vetmit që dëmtohen janë qytetarët.
Ndërkohë sipas FMN-së inflacioni në Shqipëri ka ndikuar më së shumti të çmimet e ushqimeve bazë. Ndërsa po FMN ka zbuluar se shqiptarët shpenzojnë mbi 42% të pagës për ushqimet bazë.
Ky fakt i publikuar nga FMN dëshmon se sa shumë preken qytetarët nga rritja e çmimeve dhe nga papërgjgjshmëria e qeverisë për ti ardhur në ndihmë.
Nëse qeveria do të kishte marrë parasysh kërkesën e bërë në mënyrë të vazhdueshme nga ne, opozita për të ulur TVSH për ushqimet bazë nga 20% në 6% vetëm për ushqimet bazë atëherë sot në xhepat e shqiptarëve do të kishte më shumë para ose do të kishim më shumë konsum.
Maqedonia e Veriut e ka vendosur 5 per qind TVSH per ushqimet baze. Vendet e tjera të rajonit si Serbia e kanë vendosur 8 per qind TVSH.
Ndërkohë qeveria jonë, renditet e fundit më rajon me vetëm 0.3% të PBB ndihmë për të përballuar krizën. Kjo është fytyra e qeverisë shqiptarë ndaj popullit të saj. Në vend të ndihmës, krijoi borde për të rritur çmimet dhe fitimin për grosistët jo për të ndihmuar qytetarët.

Të fundit