Flash News

Ditari i Opozitës

Rritja e rasteve të COVID me 15%, Basha reagon pas raportit të VOA-s: Rama vazhdon me vjedhje e gënjeshtra

Rritja e rasteve të COVID me 15%, Basha reagon pas raportit të VOA-s:

Kreu i PD, Lulzim Basha, ka reaguar pas publikimit të raportit të VOA-s, lidhur me rritjen 15% të rasteve të infektimeve dhe ulje të numrit të testeve të COVID.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Basha shkruan se ndërkohë që njerëzit kanë nevojë për mbështetje dhe ndihmë, kryeministri vazhdon me vjedhje dhe gënjeshtra.

Më tej ai shton se plani antikrizë i PD do të ndihmojë çdo shqiptar në vështirësi.

"Rriten infeksionet, bien testimet. Ndërkohë që njerëzit kanë nevojë për mbështetje dhe ndihmë, Rama vazhdon me vjedhje dhe gënjeshtra. Plani ynë antikrizë ndihmon çdo shqiptar në vështirësi. Koha nuk pret", shkruan Basha.

"Në Shqipëri java e kaluar shënoi një rritje të ndjeshme të numrit të rasteve të reja me COVID 19, ndërsa në të gjithë vendin u rregjistruan 1160 të prekur.

Bëhet fjalë për një shtim prej gati 15 përqind të të infektuarve, krahasuar me javën pararendëse, kur mesatarja ditore ishte prej 145 rastesh.

Mesatarja e kësaj jave kërceu 165 raste në ditë, duke kulmuar me 24 orët e fundit, gjatë së cilave, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë ka patur 171 të infektuar, niveli më i lartë që nga 24 gushti, kur është shënuar dhe piku i deritanishëm me 178 raste në ditë.

Rritja e numri të të prekurve, gjatë javës së shkuar vjen kur ndërkohë testimet shënuan një ulje të lehtë. Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri, janë konfirmuar 15570 të infektuar.

Gjatë javës që shkoi pati dhe një rritje të numrit të viktimave, 24 vdekje në total, nga 20 të një jave më parë. Sipas të dhënave të Mnistrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit, “kanë humbur jetën një 64 vjeçar nga Shkodra, një 66 vjeçare nga Pogradeci, një 71 vjeçar nga Skrapari dhe një 78 vjeçar nga Përmeti ”, shkruan raporti i VOA.

Të fundit