Flash News

Ditari i Opozitës

Rritje çmimesh për produktet e bulmetit dhe mungesë në treg, ish-ministri: Me një gur vranë dy zogj!

Rritje çmimesh për produktet e bulmetit dhe mungesë në

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka reaguar mbi lajet se çmimi i produkteve të bulmetit do të rritet me mbi 30% dhe se rrezikohet furnizimi në treg nga mungesa e qumështit të lopës.

Sipas tij, faji është i monopoleve. Këto të fundit, thotë ish-ministri, vendosën rritjen e çmimit të qumështit dhe mishit. Gjithashtu shton se u dëmtuan fermerët vendas dhe iu hoqën qytetarëve ofertën e ushqimit.

“Metropol, monopol, oligopol...  Monopolet vendosën rritjen e frikshme të çmimit të qumështit, mishit, pasi i lanë përfundimisht hesapet me fermerët, blegtorët dhe barinjtë vëndas.

I kufizuan dhunshëm qytetarëve ofertën e ushqimit...E cila ishte e larmishme dhe e diversifikuar! E salduar nga shekuj tradite dhe historie. Me një gur vranë dy zogj”, shkruan Panariti.

Ky i fundit shton se qeverisja aktuale shkatërroi bujqësinë, zbrazi fshatrat, uli numrin e bagëtive dhe rritën importet.

Të fundit