Flash News

Ditari i Opozitës

“Rritje pensionesh dhe dyfshim i ndihmës ekonomike”, Basha prezanton planin për mirëqënien sociale, pikat kryesore

“Rritje pensionesh dhe dyfshim i ndihmës ekonomike”, Basha
Lulzim Basha

Kryedemokrati Lulzim Basha ka prezantuar sot programin e PD për mirëqënien sociale. Ai tha se për këtë plan është punuar me ekspertët më të mirë prej një kohe të gjatë dhe se ëshët lehtësisht i zbatueshëm.

Kreu i demokratëve akuzoi qeverinë aktuale se braktisi qytetarët, sidomos pensionistët dhe njerëzit me aftësi ndryshe. Ai shtoi se nëse PD vjen në pushtet ka përgjegjësinë ta ndryshojë situatën në vend.

“Të dashur qytetarë shqiptarë. Tomas Rid, një filozof i njohur i 300 viteve më parë thoshte: “Zinxhiri është aq i fortë sa hallka e tij më e dobët.” Dhe kishte të drejtë. E gjithë shoqëria jonë është aq e fortë sa hallka e jonë më e dobët. I gjithë vendi ynë është aq i fortë, sa hallka e tij më e dobët. Dhe kjo është arsyeja se pse nuk mund të lëmë askënd pa përkrahje. Kjo është arsyeja për detyrë të kujdesemi për njerëzit në nevojë. Mbi të gjithë rëndon përgjegjësia e një ndryshimi që shqiptarët e presin prej më shumë se 8 vitesh premtime të pambajtura.

Mbi të gjithë ne rëndon përgjegjësia të sigurojmë se prindërve tanë, gjyshërve tanë, atyre që ju detyrohemi gjithçka, që sakrifikuan jetën e tyre për të rritur breza me radhë në kushte jashtëzakonisht të vështira dhe për të ndërtuar dhe mbajtur në këmbë Shqipërinë tonë, një ditë t’ju shërbejë Shqipëria që ëndërruan. T’ju kthehet vendi që e deshën dhe vazhdojnë ta duan, dhe që e meritojnë ta kenë dhe ku të jetojnë më mirë. Shqipëria do t’u kthehet atyre, Shqipëria do t’ju kthehet të gjithë shqiptarëve.

Miqtë e mi, Rama dhe qeveria e tij, tradhtuan Shqipërinë, tradhtuan të ardhmen tonë. Këtë tashmë e di çdo shqiptar. Kryeministri në ikje dhe qeveria e tij i braktisën edhe ata që na sollën në jetë dhe na kanë rritur. Braktisën pensionistët. Sot që flasim, pensionistët shqiptarë janë të izoluar nga pandemia, janë në mungesë të ilaçeve, janë në mungesë të ushqimeve bazë, janë më të braktisur se kurrë këto 30 vite. Njësoj i braktisi dhe njerëzit me aftësi të kufizuara. Familjet që jetojnë në kufirin e mbijetesës dhe varfërisë. Megjithatë mjaft folëm për të! Të keqes që ai mbolli po i vjen fundi. Ai që e shkatërroi Shqipërinë nuk mund ta rimëkëmbë atë”, u shpreh ndër të tjera Basha.

Pikat kryesore

1-Rritjen e pensioneve për 650 000 pensionistët shqiptarë, dy herë më shumë se  norma e inflacionit dhe të paktën 5% në vit.

2-Dyfishimi i asistencës ekonomike për të gjitha familjet në nevojë.

3-Subvencionim i plotë i interesave për kredi për shtëpi për 20 000 familje dhe çifte të reja. 5000 të tilla në vit gjatë katër viteve të para.

4-Çdo familje do të përfitojë për çdo të porsalindur një pagesë mujor prej 3 mijë lekësh të reja, për 5 vitet e para të jetës.

5-Njerëzit me aftësi të kufizuara do të jenë pjesë reale e vendimmarrjes.

Sipas Bashës me këtë plan Shqipëria fiton mirëqënien sociale, ndërsa shtoi se vendi mezi po e pret ndryshmin. Më herët kryedemokrati ka prezantuar planin për shëndetësinë, ekonominë dhe rininë.

Të fundit