Flash News

Ditari i Opozitës

"Rritje rrogash e naftë pa akcizë 6 muaj para zgjedhjeve", LSI nxjerr videon e 2013-s: Shikoni çfarë thoshte Rama, kur ishte në opozitë

"Rritje rrogash e naftë pa akcizë 6 muaj para zgjedhjeve",

 

Lëvizja Socialiste për Integrim ka vijuar sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama, një ditë pasi premtoi se nga 1 janari i 2021 nafta për fermerët do të jetë akcizë, pa taksën e karbonit dhe taksën e qarkullimit.

Nënkryetari Petrit Vasili ka publikuar një video me premtimet e Ramës kur ishte në opozitë, të cilat sipas Vasilit nuk u përmbushën në dy mandate qeverisje.

Ai shton se këto premtime kanë qëllime elektorale.

“Kur palaçua tallet me veten!(VIDEO).

Sot as 6 muaj para zgjedhjeve ky Rama leshon shashka mashtruese me gjasme rritje rrogash, gjasme nafte pa akcize fermereve etj etj mashtrime, qe nuk i beri per 8 vjet rresht.

Shikoni çfare thoshte po ky syfet, kur ishte vete ne opozite ne 2013, per qeverine e asaj kohe.

Kush e beson më kete palaço s'ka asnje respekt per veten”, shkruan Vasili.  

Të fundit