Ditari i Opozitës

Rrjeti social Facebook etiketon Ramën si përhapës lajmesh të rreme, Bardhi: Mashtrues i certifikuar në gjithë botën

 

Rrjeti social Facebook etiketon Ramën si përhapës lajmesh të

Kryeministri Rama është etiketuar nga rrjeti social Facebook, për shpërndarje të informacioneve të rreme lidhur me një postim të tij me 15 tetor ku shpërndante disa foto nga pandemia e gripit spanjoll.

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas konfirmimit nga ana e Facebook se kryeministri kishte shpërndarë lajmeve të rreme.

Teksa e ka konsideruar Edi Ramën si "përhapësi më i madh i fake news", Bardhi ka ndarë dhe një video në rrjete sociale ku kryeministri shprehej se “sa pa dalë Facebook, budallain e njihte vetëm shtëpia e vetë".

"Tani edhe Facebooku e konsideron atë si mashtrues. Mashtrues i certifikuar në gjithë botën. Nga premtimet që nuk realizohen kurrë e deri te statistikat që nuk ekzistojnë, Edi Rama është përhapësi me i madh i lajmeve të rreme në Shqipëri. Pas shtatë vitesh premtimesh boshe dhe pas dy mandateve me gënjeshtra, është koha për ndryshim", shprehet Bardhi në postimin e tij.

“Informacion i rremë. Ky postim është verifikuar nga fact-checkers dhe është i rremë”, shkruhet në shënimin e Facebook.

Postimi i Ramës:

MIRËMËNGJES dhe me këtë album të vitit 1918, kur pandemia zgjati 2 vjet, pati 3 valë, infektoi 500 milionë persona, vrau 50 milionë njerëz, prej të cilëve pjesën dërmuese gjatë valës së dytë, si pasojë edhe e mosrespektimit masiv të rregullave pas hapjes së parë, duke ju kujtuar se NGA SOT MASKA ËSHTË E DETYRUESHME KUDO JASHTË SHTËPISË, ju uroj një ditë të mbarë.

Ditari politik

Të fundit