Flash News

Ditari i Opozitës

“Rroga 900 euro”, Berisha: Nuk ndodh kurrë, do falimentonin 90% e sipërmarrjeve

“Rroga 900 euro”, Berisha: Nuk ndodh kurrë, do falimentonin 90%

Kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar sërish një nga premtimet e kryeministrit Edi Rama, për rritjen e pagës në 900 euro.

Nga Roskoveci, Berisha tha se ky plan është i pamundur pasi sipas tij të paktën minimumi 90% e sipërmarrjeve falimentojnë menjëherë.

Berisha: Nuk mund të rritet rroga minimale kurrë në 900 euro brenda 1 viti, sepse po ta çosh 900 euro rrogën minimale, të paktën minimumi 90% e sipërmarrjeve falimentojnë menjëherë. Shet injorancë, shet pashpirtësi kudo që shkon, sikur njerëzit nuk dinë asgjë se çfarë ndodh në këtë botë. Ka hall të mashtrojë, të marrë ato vota dhe të vazhdojë siç ka vazhduar.

Ndaj dhe të bashkohemi, çfarë jemi, socialistë, demokratë, të paparti që të gjithë së bashku.

Nuk është çështja këtu vetëm për kryetarin e ri të bashkisë, është çështja për mesazhin e fuqishëm të ndryshimit të Shqipërisë. Ndryshimi është në duart tuaja, është në votën tuaj.

Po pse u katandisëm ne kështu? Sepse zotëria Edi Rama udhëton me avion, 22 mln euro shpenzime. Sepse Bufi shkon në Antalja me interesat e pensioneve të invalidëve. Sepse Balluku porosit biftekun 1 mijë euro. Këta ju urrejnë ju, ju përçmojnë ju. Për këta qytetarët janë inferiorë, janë qenie të dorës së dytë.  

Të fundit