Flash News

Ditari i Opozitës

'Rrudhet' kampi i Alibeajt, braktiset edhe në Mirditë, Mark Ruçi tërhiqet nga gara e 14 majit

'Rrudhet' kampi i Alibeajt, braktiset edhe në Mirditë, Mark

Kampi i Alibeajt po rrudhet çdo ditë e më shumë, pasi kandidatët që shpalli në garën për kryebashkiakë më 14 maj, po tërhiqen thuajse çdo ditë një e nga një.

Ka qenë kandidati në Bashkinë e Mirditës, Mark Ruçi ai që ka dhënë dorëheqje nga gara lokale e 14 majit.

Në kërkesën e drejtuar KQZ-së, Ruçi thekson se për arsye familjare tërhiqet nga zgjedhjet e 14 majit 2023.

Kujtojmë se ky është kandidati i shtatë që tërhiqet nga zgjedhjet lokale.

'Rrudhet' kampi i Alibeajt, braktiset edhe në Mirditë, Mark

Kandidatë të tërhequr:

1.    Lezhë - Sandër Marku

2.    Krujë - Sabah Sheta

3.    Librazhd - Bujar Vreto

4.    Vorë - Ibrahim Bruka

5.    Kurbin - Genc Doçi

6.   Korçë - Gjergji Gjata

Të fundit