Flash News

Ditari i Opozitës

Rruga kthehet në “lumë”, Berisha publikon pamjet e përmbytjes (VIDEO)

Rruga kthehet në “lumë”, Berisha publikon pamjet e

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajn të cilin e bëri përgjegjës për situatën kaotike në të cilën ndodhet kryeqyteti sa herë që ka reshje shiu.

Berisha thotë se ndërtimet pa kriter dhe kanalizimet si mos më keq për shkak të betonizimit kanë sjellë një situatë kaotike në rrugët e Tiranës.

“Miq, Tirana e Lal Betonit përmbytet në çdo stinë të vitit. Kryeqyteti i betonit, ndërtimeve pa kriter, kanalizimeve të shtruara si mos më keq, mungesës së hapësirave të gjelbërta dhe kanaleve kulluese, vihet në vështirësi të mëdha pikërisht nga keqmenaxhimi, vjedhjet dhe korrupsioni.

Këto pamje janë pasqyrë e pangopësisë së Veliajt dhe shefit të tij, që shkatërrojnë dhe nuk ndërtojnë. Ata vënë intetesin e tyre të parin, dhe kur Tirana përmbytet, fajin e ka moti jo Rama dhe Erion Betoni”, shkruan Sali Berisha, teksa poston videon e përmbytjes në Tiranë.

Të fundit