Flash News

Ditari i Opozitës

Rruga për të garuar më 6 mars? Berisha: Kam gjetur mekanizmin për t'i fituar zgjedhjet. Jemi duke negociuar me LSI

Rruga për të garuar më 6 mars? Berisha: Kam gjetur mekanizmin

Ish-kryeminsitri Sali Berisha ka shkuar sot në Kuvend pas një mungese të gjatë. Ndërkohë kryedemokrati Lulzim Basha është larguar pak minuta para se Berisha të hynte në ambientet e Kuvendit.

Ky i fundit ka dhënë një prononcim për gazetarët në oborrin e Parlamentit, ku ka shprehur mbështetjen për protestën e banorëve të zonës së “5 Majit” dhe “Laprakës”.

Ai dënoi mënyrën se si janë sjellë autoritetet me banorët e këtyre zonave, ndërsa ngriti pretendime se edhe njerëzit e kryedemokratit Lulzim Basha përfitojnë nga këto projekte.

“Të gjitha veprimet që kryhen ndaj këtyre banorëve, pretekstet që përdoren për legalizim janë të paligjshme, janë dhënie e efekteve prapavepruese në mënyrë antikushtetuese të ligjeve dhe një qëndrim mizor ndaj njerëzve në skena të papërsëritura. Bëhet dhe më tragjike kjo kur në sheshet e atyre shtëpive ortakë në pallate janë përfaqësuesit e Lul Bravës.

Po ndalem në aspektin që në çdo shtet, çdo pronar, është i detyruar t’u garantojë të nëjtën sipërfaqe banimi. Kjo është zgjidhja pa drama njerëzore, por a mund të ndienjë gjë njerëzore ata që jetojnë në saraje si kreu i Meduzës e të tjerë në vila rreth e rrotull Tiranës e lanë në mëshirë të fatit”, deklaroi Berisha.

Ky i fundit u pyet se çfarë rrugë do të ndjekë për të garuar në zgjedhjet e 6 marsit, ndërkohë që Gjykata e Tiranës ka njohur Lulzim Bashën si kryetar të Partisë Demokratike.

Berisha tha se “gjithçka do të bëhet, por ne nuk na pengojnë”. Sa i përket një aleance të mundshme me LSI-në, ai u shpreh se negociatat vazhdojnë.

“Negociatat janë ne vazhdim dhe ne do ti fitojmë këto zgjedhje. Kam gjetur mekanizmin për të fituar në zgjedhjet e 6 marsit dhe shoh optimizëm dhe besim të madh në fitore. Këto janë zgjedhje ku ndeshet qytetaria me kleptokracinë. Periodikisht, kanë bërë rregulla vetme që të më kufizojnë fjalën. Atëherë salla e vërtetë e parlament do të jetë këtu”, deklaroi ish-kryeministri.

 

 

Të fundit