Flash News

Ditari i Opozitës

"Rrugë sekrete në Parlament", Sula: Ja si u fut në sallën e Kuvendit Spiropali

"Rrugë sekrete në Parlament", Sula: Ja si u fut në

Deputetët e opozitës bllokuan këtë të enjte hyrjet e parlamentit, pas përjashtimit të 24 prej tyre nga komisioni i Etikës.

Përplasjet u përshkallëzuan deri në konfrontime fizike mes deputetëve të të dy kampeve politike, por socialistët hynë më pas nga dyert dytësore dhe seanca plenare nisi me vonesë.

Deputeti i Partisë Demokratike, Dash Sula pohoi në Euronews Albania se kryeparlamentarja Spiropali ka përdorur një “tunel sekret” për të mbërritur në Kuvend.

“Ka bërë tunel të nëndheshëm, janë tunele për rrezik armiku. Mund të jetë sipër ose jo, por ka tunele sekrete. Nëpër tunele po ikin ata, ne rrimë jashtë,” –u shpreh Sula.

Të fundit