Flash News

Ditari i Opozitës

“Ruaje veten”/ Baton Haxhiu ‘kërcënoi’ Këlliçin, PD thirrje SPAK-ut: Ndërmerrni veprime konkrete

“Ruaje veten”/ Baton Haxhiu ‘kërcënoi’

Belind Këlliçi dhe analisti Baton Haxhiu u përfshinë dje në një debat lidhur me inceneratorët.

Në “Opinion”, Këlliçi iu drejtua Haxhiut duke i thënë se portali që ai drejton ka marrë para nga inceneratorët. Mirëpo, duket se kjo frazë e acaroi Batonin i cili kërcënoi Këlliçin.

“Këlliçi ruaje veten tash e tutje. Kaq po të them. Atë që e kam bërë e kam të nënshkruar ju që merrni pa kontrata përgjigjuni në SPAK”, i është drejtuar publikisht Baton Haxhiu.

Partia Demokratike ka denoncuar kërcënimin e hapur që iu bë Belind Këlliçit nga Haxhiu. Anëtari i Kryesisë Gent Strazimiri deklaroi selia blu se në pamundësi për t’u përballur me faktet e prezantuara nga Belind Këlliçi, Haxhiu fillimisht tha se nuk kishte përfituar asnjë pagesë, dhe “pas 20 minutash pohoi gënjeshtrën dhe turpin e vet duke thënë se kishte marrë vetëm 2 pagesa mujore nga Inceneratori i Tiranës.”

“E vërteta është se media Albanian Post, në pronësi të tij, dhe me sponsor kryesor pronarin me 40 përqind të Inceneratorit të Tiranës, Blerim Hoxha, ka përfituar 8 pagesa nga data 17 mars deri në 14 tetor 2021. Ky vertetim bankar dëshmon se portali i Batonit ka përfituar para nga Inceneratori si shpërblim për propagandën në favor të Ramës dhe Veliajt, dhe për heshtjen për vjedhjen skandaloze që u bëhet takspahguesve me aferën e incineratorëve.

Pra, taksat e qytetarëve që u morën për ndërtimin e inceneratorëve, u përdorën nga qeveria edhe për të shpërblyer mediat dhe tellallët e saj. Ky ekspozim publik me dokumenta nga Belind Këllici, detyroi Baton Haxhiun të shpërthente me kërcenime publike kundër tij”, deklaroi Strazimiri.

Anëtari i Kryesisë i bëri thirrje SPAK-ut të regjistrojë dhe ndërmarë veprime konkrete për kërcënimin ndaj Këlliçit.

“Gazetari i Inceneratorëve kërcënoi anëtarin e kryesisë së Partisë Demokratike ”tash e tutje ruaju”. Partia Demokratike i bën thirrje SPAK të regjistrojë dhe të ndërmarrë veprime konkrete për këtë kërcënim publik ndaj Belind Këlliçit”, tha Strazimiri.

Të fundit