Flash News

Ditari i Opozitës

Rudina Hajdari: Gabon ai që mendon se Berisha nuk është faktor brenda PD pas 6 marsit

Rudina Hajdari: Gabon ai që mendon se Berisha nuk është faktor

Ish deputetja e PD, Rudina Hajdari pas disa muajsh largimi në SHBA, është angazhuar në procesin e ringritjen e Partisë Demokratike.

Në një intervistë për “Top Talk”, Hajdari thotë se pas 6 marsit, Berisha është faktor brenda Partisë Demokratike.

Duhet të kuptojmë që ai ka një rol, mbështetet dhe vazhdon të mbështetet. Çështja është si ta akomodojmë ne brenda grupit dhe ta pjesë të punës për ringritjen e Partisë Demokratike, ky është synimi kryesor. 

Duhet të pranojmë që është faktor brenda Partisë Demokratike, por anëtarësia, demokratët, për momentin duhet të kuptojnë që mbështetja ndaj Berishës ishte pas disfatës së Bashës. E mbështetën Berishën se ishin të zhgënjyer.

Por tani duhet të shkojmë përtej kësaj, duhet të shohim si të rikthehemi në pushtet. Duhet të apelojmë edhe përtej anëtarësisë, edhe përtej demokratëve, te elektorati gri, por dhe te socialistët e zhgënjyer që janë larguar nga Edi Rama”, thotë Hajdari.  

 Ajo shpreh se do të ndjekë të gjitha organizimet në PD dhe do të marrë pjesë në takimet me demokratët për të kuptuar nga afër si mund të zgjidhet kriza në partinë më të madhe opozitare.

 

 

Të fundit