Flash News

Ditari i Opozitës

Rudina Hajdari: Kam ambicie të jem në krye të PD-së

Rudina Hajdari: Kam ambicie të jem në krye të PD-së

Ish-deputetja Rudina Hajdari ka qenë sot e ftuar në "Kjo jave" me Nisida Tufën në Neës24. Hajdari mbajti dhe një fjalim të gjatë në Kuvendin e PD-së, ku ndër të tjera tha se ish-kryetari Lulzim Basha nuk e lejoi të fliste.

Në "Kjo Javë", Rudina Hajdari tregoi se është rikthyer në PD dhe tha se ka ambicie dhe dëshirë të jetë në krye të kësaj partie, por në të ardhmen dhe jo tani.

"Nuk mund të fsheh faktin që kam patur ambicie të ecë përpara në PD. Nuk mendoj që tani është momenti për të qenë kryetare e PD. Në të ardhmen do e shihja si opsion, kjo do të ndodhë në mënyrë të natyrshme. Unë sot e shoh veten si anëtare e Këshillit Kombëtar, ose më saktë si kandidate. Më tutje do të shohim mënyrën se si ata do të më besojnë. Dëshira ime është që parimet që kam t’i zbërthej në parim. Shkëputja ime nga PD në këto 2 vite ka dhënë efektet e veta. Ky është një hap i rëndësishëm në angazhimin tim brenda PD."

Po ashtu, Hajdari tha se Berisha është më i favorizuari për të fituar garën për kryetarin e ri të PD, për vetë atë që përfaqëson në atë parti, por që sipas saj duhet të vijë frymë e re në parti.

Të fundit