Flash News

Ditari i Opozitës

Rudina Hajdari kërkon falje në Këshillin Kombëtar: Nuk do ketë më njeri të më përjashtojë nga kjo sallë

Rudina Hajdari kërkon falje në Këshillin Kombëtar: Nuk do

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së Rudina Hajdari ka kërkuar në mbledhjen e Këshillit Kombëtar që ky organ të jetë vendi për përplasje idesh mes demokratëve.

Gjatë fjalës që mbajti, Hajdari tha se sot është koha që Këshilli Kombëtar të jetë organi më i rëndësishëm i PD-së.

Po ashtu, ajo u zotua se nuk do lejeojë më askënd që ta përjashtojë më atë nga ky organ i PD.

Dua ta filloj këtë fjalë duke ftuar anëtarët e Këshillit Kombëtar në këtë debat. Synimi im është ta kthejmë këtë në organ në organet më të larta të PD ku të mbahen vendimet më të rëndësishme dhe duhet patjetër që të kemi përplasje idesh dhe të shtrojmë dëshirat tona dhe ta bëjmë këtu debatin.

Ajo çka ka ndodhur më parë është se anëtarët e Këshilli Kombëtar thjesht kanë ngritur dorën dhe nuk kanë marrë vendime kyçe. Sot është koha për të parë njëri-tjetrin në sy dhe Këshilli Kombëtar të jetë organi më i rëndësishëm i PD-së.

Më parë kush mendonte ndryshe përjashtohej. Ndaj ne ta përdorim këtë këshill për të marrë vendimet më të rëndësishme të PD-së dhe që PD të kthehet në ato shina që ka pasur për ta kthyer Shqipërinë drejt BE-së dhe t’i japim fund kryetarokracisë dhe të kuptojmë që jemi të gjithë të rëndësishëm në këtë sallë.

Ju garantoj dhe në një farë mënyre këtu kërkoj edhe falje që nuk do të ketë njeri të më përjashtojë nga kjo sallë. Do jem këtu, është faji im që pranova përjashtimin e ish-liderit.  Nuk duhet ta kisha pranuar”, u shpreh Hajdari. 

Të fundit