All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Rudina Hajdari: Nuk do lejoj më asnjë kryetar partie të më përjashtojë nga PD

All - Paragraf - 1

Rudina Hajdari: Nuk do lejoj më asnjë kryetar partie të më

Ish deputetja e PD, Rudina Hajdari  thotë se nuk është rikthyer në PD për të bërë tifo për asnjë nga grupet, as të Berishës, e as të Alibeajt, por për t'u afruar më demokratët.

All - Paragraf - 3

E ftuar në Report tv, Hajdari ‘zotohet’ se nuk do lejojë më asnjë kryetar të ri që do vijë në drejtimin e PD-së, për ta përjashtuar.

"Jam rikthyer në PD se e kam ndjerë që jam pjesë e PD që prej fillimit të saj dhe për shkak të përjashtimit, më penalizoi në karrierë dhe kontributin në PD, por kur Basha u largua m'u hap një derë për të dhënë kontribut. Partitë të zbusin rolin e kryetarit, që të mos kemi një kryetar që emëron, por të mbledhë më të mirë për të ringjallur shpresën.  

Nuk kam ardhur që të bëj tifozllëk as për zotin Basha as për grupin e Berishës, por për t'u afruar me demokratë. Nuk do lejoj asnjë kryetar të ardhshëm që të më përjashtoj mua nga PD, sepse ata që aderojnë në PD aderojnë aty për shkak të idealeve", tha Hajdari, e cila shtoi se do të marrë pjesë në Kuvendin e 30 prillit. 

 

 

Të fundit