Flash News

Ditari i Opozitës

Rudina Hajdari: PD në rrugën e duhur, primaret ishin sukses

Rudina Hajdari: PD në rrugën e duhur, primaret ishin sukses

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Rudina Hajdari e cilësoi procesin e primareve një sukses për PD-në.

Në një intervistë për Euronews Albania ajo tha se PD-ja është në rrugën e duhur dhe e ka nisur mbarë vitin 2023.

“Mendoj që Partia Demokratike ka kaluar kriza shumë të vështira dhe jemi në rrugën e duhur, pasi kemi lënë pas një betejë të rëndësishme dhe të bukur siç ishin primaret. Partia Demokratike tashmë ka futur në histori një proces të hapur dhe transparent për demokratët, por edhe për gjithë Shqipërinë,” – u shpreh Hajdari.

Ish-deputetja shtoi se primaret ishin prova se janë një parti politike që i zgjedhin kandidatët nëpërmjet mbështetjes së demokratëve dhe anëtarësisë. Sipas saj kjo do të reflektohet më pas edhe në suportin që do të kenë kandidatët.

 

Të fundit