Flash News

Ditari i Opozitës

Rudina Hajdari pozitive me COVID-19, tregon gjendjen shëndetësore: Ju lutem, merreni seriozisht këtë sëmundje

Rudina Hajdari pozitive me COVID-19, tregon gjendjen shëndetësore: Ju

Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari, ka rezultuar pozitive me COVID-19, pas kryerjes së testit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hajdari nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, teksa shprehet se ka simptoma të lehta.

Ajo është shprehur se do të qëndrojë e izoluar deri në momentin e shërimit dhe se do të punojë online për takimet.

Më tej ajo ka bërë thirrje që gjithësecili ta marrë seriozisht këtë sëmundje, për të mbrojtur veten dhe personat përreth.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

Mbas shfaqjes së disa simptomave, jam testuar dhe kam rezultuar pozitive me Covid19.

Fatmirësisht deri tani simptomat janë të lehta dhe të përballueshme, por do më duhet të izolohem për të ruajtur shëndetin e familjarëve, bashkëpunëtorëve dhe mbështetësve.

Nga sot e deri kur rezultatet të ridalin negative, do të punoj nga shtëpia dhe do të mund të takohemi vetëm online.

Do mundohem të përdor sa më shumë teknologjinë për të kompesuar mungesën fizike dhe ta shfrytëzoj këtë kohë për të zhvilluar ide dhe projekte të reja.

Ju lutem shumë merreni seriozisht këtë sëmundje dhe masat mbrojtëse ndaj saj.

Ruajuni për veten dhe familjet tuaja.

Ju uroj shëndet të gjithëve

Të fundit