Flash News

Ditari i Opozitës

Rudina Hajdari rikthehet pas 3 vitesh në selinë e PD: Berisha s’duhet larguar

Rudina Hajdari rikthehet pas 3 vitesh në selinë e PD: Berisha

E rikthyer pas tre vitesh në selinë e PD, ish deputetja demokrate Rudina Hajdari thotë se partia ka nevojë që të udhëhiqet nga një ekip i ri, pjesë e të cilit të jetë edhe Sali Berisha.

 "Kushdo që të jetë kryetar i PD duhet të mendoj përtej strukturave, përtej anëtarësisë, Berisha ka mbështetjen e anëtarësisë, por kur flasim për interesin e PD, për ringritjen e PD dhe për drejtimin e qeverisë nesër, duhet të kemi një ofertë të re, një grupim të ri, ku Berisha mund të jetë pjesë, po jo në rolin kryesor se në fund të ditës duhet të shohim çfarë shqiptarët duhet të mendojnë nesër.

Shqiptarët ndoshta nuk do të duan një ofertë të vjetër. Ai ka qenë kryeministër, president, i ka dhënë këtij vendi ca ka mundur, dhe PD duhet të zgjedhje një ofertë të re", tha Hajdari në një prononcim për mediat nga selia blu. 

Sipas saj raporti i Berishës me SHBA nuk duhet të ketë lidhje me Partinë Demokratike.

"Problemi i Sali Berishës me SHBA të ngelet një problem personal që duhet ta zgjidhë dhe të izolohet nga PD, nuk mund ta marrim këtë çështje si kalë beteje për PD që nëse kjo do zgjidhjet dhe zgjidhet dhe marrëdhënia e PD me SHBA, PD ka nevoje për një ekip që zgjidhet nga anëtarësia, është koha të kemi platformën tonë si do zgjidhen hallet e shqiptarëve, janë shqetësime që t'i rikthehemi, e jo të merremi kush është Basha, Berisha, ne duhet të rikthejmë në vlerat që i takojnë, të zgjedhim një ekip të fortë, i kemi premisat për ta bërë përballë një qeveria të korruptuar", tha Hajdari.

 

 

Të fundit