Flash News

Ditari i Opozitës

Rushaj për vetingun në politikë: S'kemi gjë për të fshehur, vendimmarrja të jetë publike

Rushaj për vetingun në politikë: S'kemi gjë për

Nënkryetari i PD, Alfred Rushaj ka dhënë një prononcim për gazetarët nga selia blu për ndryshimet kushtetuese të propozuara nga Partia Demokratike.

Kjo e fundit ka kërkuar që vetingu i politikanëve të bëhet nga SPAK, ndërsa më herët e ka akuzuar institucionin se nuk po bën detyrën që i takon.

I pyetur për dualizën, ai e mohoi duke theksuar se PD ka rezerva për punën e SPAK-ut. Ai shtoi se procesi duhet të jetë publik dhe jo me dyer të mbyllura. Gjithashtu shtoi se është e nevojshme të përdoret i njëjti standard për të gjithë.

"Unë nuk shoh dualizëm. Basha është shprehur qartë cili është qëndrimi i PD. Ne kemi rezerva me punën e SPAK e s’kemi lëvizur nga ai qëndrim por ne po investojmë tek kjo gjë për dy arsye.

E para se s’kemi asgjë për të fshehur pavarësisht kush e bën vetingun e politikanëve e dyta duke qenë proces publik jo pas dyerve të mbyllura prokurorët e SPAK që do merren me këtë punë do duhet që ta bëjnë vendimmarrjen e tyre publike, standardi i tyre do jetë standard publik.

Nuk mundet që kryetari i grupit të PD Alfred Rushaj të gjykohet mbi bazën e një standari dhe ai i PS, Taulant Balla mbi bazën e një tjetër standarti. Nëse kjo bëhet publikisht, kjo do jetë gjykimi më i mirë që qytetarët shqiptarë do i japin punës së SPAK-ut", tha Rushaj.

 

Të fundit