Flash News

Ditari i Opozitës

Rushaj: Po përgatitemi për më të keqen, kemi ngritur grupe për të mbrojtur votën edhe fizikisht

Rushaj: Po përgatitemi për më të keqen, kemi ngritur grupe

Drejtuesi politik i PD-së në Tiranë, Alfred Rushaj ka bërë me dije se Partia Demokratike ka ngritur struktura që kanë për qëllim mbrojtjen e votuesve dhe komisionerëve. Duke iu referuar incidentit të regjistruar në Elbasan, Rushaj tha se demokratët janë përgatitur edhe për më të keqen, për mbrojtjen fizike të votuesve

"Janë ngritur struktura të mbrojtjes së votës në çdo zonë që mundohen të ndjekin dhe evidentojnë çdo lloj parregullsie dhe të Kodit Zgjedhor. Struktura po përgatitet edhe për mbrojtjen fizike të votuesve, të komisionerëve. Janë njerëz të gatshëm për të bërë detyrën e tyre për të mbrojtur çdo njëri që nuk mbrohet nga policia. Mendojmë se do të jetë një ditë e qetë, por po përgatitemi për më të keqen, ku do të jemi në mbrojtje të çdokujt që ka nevojë për mbrojtje."- tha Rushaj në Vizion Plus.

Rushaj katreguar edhe disa detaje nga strategjia që do të ndiqet gjatë fushatës.

“Takimet derë më derë janë bazë e strategjisë së fushatës sonë. Nuk ka asgjë që mund ta zëvendësojë shtrëngimin e duarve. Kjo fushatë kërkon burime njerëzore të mëdha. Basha do të shkojë në çdo qytet e fshat. Mesazhi që përcjellim te qytetarët është i njëjtë.” tha kandidati i PD-së për deputet në Qarkun e Tiranës.

Të fundit